Parashikimi i motit për sot

Gjatë ditës së sotme në Kosovë pritet të mbajë mot me diell, përjashtuar vranësirat e pjesshme të cilat, siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, do të jenë më të theksuara në vijën e relievit malor.

Temperaturat pritet të lëvizin nga 12 deri në 30 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë, kryesisht në orët e mesditës, prandaj udhëzimet e IKSHP mbesin në fuqi”, njofton IHMK.

Po ashtu, parashikohet që sot do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga verilindja.