Parashikimi i motit për pesë ditë

Në fillim të javës mot i nxehtë. Nga e mërkura shi e bubullima dhe rënie e temperaturësparashikon “Prishtina Weather”.

Në ditët e para të javës, mbetet ende mot i qëndrueshëm dhe i nxehtë.  Ditën e martë orëve të pasdites me mundësi për rrebeshe afatshkurta shiu, e nga dita e mërkurë parashihet përkeqësim i motit, ku priten reshje shiu e bubullima, derisa edhe në aspektin termik temperaturat pësojnë rënie.

Ditën e premte sërish do të ketë rritje të temperaturave dhe intervale më të gjata me diell.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme, vetëm orëve të pasdites, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor, vende-vende mund të kaloj edhe në vlera mesatare.

Indeksi i rrezeve UV në kushtet e motit më të kthjellët mbetet i lartë, e nga dita e mërkurë rrezikshmëria ulet në vlera mesatare, shkaku i motit me më shumë vransira.  Kur vlerat të jenë të larta, rekomandohet që të kufizojmë qëndrimin në diell orëve të mesditës nga ora 10 deri 16C.

Datat:

23.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.

24.08 – Kryesisht me diell.  Pasdite zhvillime të vransirave lokale, e përreth viseve malore mundësi edhe për rrebeshe afatshkurta shiu.

25.08 – Kryesisht me vransira.  Pasdite dhe në mbrëmje me rrebeshe e bubullima.

26.08 – Më freskët. Kryesisht vranët dhe me reshje të dobëta shiu, e pasdite edhe me bubullima.

27.08 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.

Temperaturat do të pësojnë rënie ditëve të ardhshme, me minimale nga 15C deri në 11C, e maksimalet 31C e 32C në fillim të javës, pritet të zbresin deri në 24C ditën e enjte.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe mesatare 3-11m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rënie në pjesën e dytë të javës.