Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Moti i butë me vranësira dhe reshje shiu parashihet dy ditët e ardhshme në Kosovë.

Sipas Prishtina Weather, temperaturat mbeten mbi vlera mesatare.

Ditën e martë parashihet të kemi mot të butë, me vranësira dhe intervale me diell.  Pasdite me reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale pritet të sillen rreth 4 derisa maksimalet do të arrijnë deri në 12 gradë celsius.

Ngjashëm pritet të jetë edhe dita e mërkurë. Vonë në mbrëmje në perëndim të vendit reshje të dobëta shiu.

Të mërkurën temperaturat pritet të jenë në mes 5 e 12 gradë celsius.