Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Ciklonet mbi Mesdhe do të dominojnë mbi vendin tonë edhe ditëve në vijim, e që pritet të kushtëzojnë mot kryesisht me vranësira dhe me të reshura shiu, që fillojnë orëve të mbrëmjes ditën e mërkurë, e vazhdojnë edhe përgjatë ditës së enjte kohëpaskohe.  Reshje bore më shumë parashihen nëpër vise malore.

Depërtimi i rrymave të ngrohta ajrore mbi rajon, vazhdon të mbajë temperaturat pak më lart nga vlerat mesatare. 

Sipas Prishtina Weather nga dita e premte dhe në fundjavë priten mundësi për të reshura bore edhe në pjesë të ulëta të vendit, megjithëse herë-herë do të përzien edhe me shi, varësisht nga kalimi ndërmjet masave të ftohta dhe të ngrohta ajrore.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të luhatet ndërmjet vlerave mesatare dhe të mjaftueshme, e orëve të mbrëmjes dhe në mungesat të erës do të kaloj edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

6.01.2021 – Pjesërisht vranët, paradite me mundësi për reshje lokale shiu.  Në mbrëmje të reshurat shtrihen edhe në pjesët tjera të vendit.  Në vise malore me reshje bore.  Temperaturat në vise të ulëta 1C deri 12C, e në vise malore -1C deri 4C.  Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga krahu jugor 4-15m/s.  Indeks UV 1.

7.01.2021 – Kryesisht vranët.  Paradite vende-vende vazhdojnë të reshurat e shiut.  Në mbrëmje sërish priten të reshura shiu e në vise malore me borë.  Vonë gjatë natës të reshurat e borës mund të priten edhe në pjesë të ulëta të vendit.  Temperaturat në vise të ulëta 4C deri 10C, e në vise malore -1C deri 2C.  Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 2-8m/s, e më vonë nga veriu 1-4m/s.  Indeksi UV: 1.