Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Dy ditët e ardhshme vazhdon të mbajë mot shumë i ngrohtë dhe kryesisht me diell, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se përreth viseve malore pasdite priten zhvillime të vranësirave lokale, por që nuk parashihet të shoqërohen edhe me të reshura.

“Temperaturat mbesin të larta edhe gjatë javës së ardhshme, me gjithë një tendencë të rënies së lehtë. Ditën e hënë dhe të martë do të ketë vranësira kalimtare, e mundësitë më të mëdha për reshje lokale shfaqen në pjesën e dytë të javës”, thekson PW.

Parashikimi për 11 e 12 shtator:

11.9.2020 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell. Përgjatë viseve malore pasdite priten zhvillime të vranësirave lokale. Temperaturat në vise të ulëta 12C deri 30C, e në vise malore 10 deri 23C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-7m/s. Indeksi UV: 7.

12.09.2020 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Pasdite, përgjatë viseve malore priten zhvillime të vranësirave lokale. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 13C deri 30C, e në vise malore 11C deri 23C. Era do të fryjë mesatare kryesisht nga verilindja 4-10m/s. Indeksi UV: 6.