Moti

Parashikimi i motit për ditët në vijim

Dita e parë e dimrit meteorologjik sjell mundësi edhe për reshje bore në vise kodrinoro-malore.  Më pas gjatë fundjavës temperaturat në rritje, parashikon “Prishtina Weather”.

Në fundjavë vranësirat shtohen ditën e shtunë, e të dielën kohëpaskohe priten edhe reshje të dobëta lokale shiu, e temperaturat shënojnë rritje.

Indeksi i cilësisë së ajrit shënon një përmirësim ditën e enjte, ku mund të mbetet më gjatë në vlera të pranueshme, e nga dita e premte sërish, pritet rritje e koncentrimeve të ndotësve ajror pranë sipërfaqes, ndërsa indeksi kalon në vlera të dobëta, kryesisht orëve të mbrëmjes.

Datat:1.12 – Kryesisht vranët dhe me shi kohëpaskohe, e viseve malore edhe borë.  Me rënie të temperaturës reshje bore mund të përzien me shi edhe në pjesë më të larta të Prishtinës.

2.12 – Kryesisht me vranësira, por pa të reshura.  Pasdite do të ketë edhe intervale me diell.

3.12 – Kryesisht me vranësira.  Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

4.12 – Kryesisht vranët, vende-vende me reshje të dobëta shiu kohëpaskohe.

5.12 – Kryesisht me vranësira, ditën edhe intervale me diell.

Temperaturat të enjten pësojnë rënie, e më pas në rritje mbi vlera normale.  Minimalet pritet të zbresin edhe pranë 0C të premten, e më pas në fundjavë rriten deri në 5C.  Maksimalet zbresin në 3C e 4C të enjten, e deri të hënën kapin vlera edhe prej 10C.

Era frynë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-8m/s, e në fundjavë ndryshon drejtimin në juglindje, ku të dielën frynë edhe mesatarisht e fuqishme deri në 13m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale.