Sot në Kosovë reshjet e borës nuk kanë të ndaluar. Sipas parashikimit të motit, edhe nesër në pjesën më të madhe të vendit tonë do të ketë reshje të borës të cilat do të mbulojnë vendin nga 10 deri në 20 centimetra.
Reshjet e borës po vazhdojnë edhe në këto çaste në Prishtinë me intensitet të shtuar, ndërsa temperatura aktuale është -4 gradë celsiues, shkruan Ballkani.info.
Era po frynë e lehtë dhe është e drejtuar nga veripërendimi.
Temperatura e mëngjesit sot ka qenë -6 gradë minimalja, kurse ajo e ditës ka shkuar deri në -1 gradë.
Parashikimi i motit: Borë, dhe më shumë borë!
