Paralajmëruan pengimin e Selmanajt në Kuvend, deputetët e VV-së ende nuk kanë arritur në sallë

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar që do ta pengojnë zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj që të marrë pjesë në seancë plenare.

Anipse senaca ende nuk ka filluar, në Kuvend nuk janë paraqitur ende deputetët e Vetëvendosjes.

Nga Vetëvendosje nuk kanë treguar saktë se me çfarë metode do të mundohen ta ndalojnë hyrjen e Selmanajt.

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet pas pak për të provuar edhe njëherë votimin e disa projektligjeve, rezolutave dhe shqyrtimin e shumë raporteve të mbetura nga seancat e kaluara si pasojë e mungesës së kuorumit.