Në verë shumë gjëra ishin më të thjeshta. Me miqtë mund të takoheshe në park apo të uleshe jashtë në restorant.

Tani me vjeshtën fillon periudha kur dyert mbyllen. Nervoziteti është rritur.

Rreziku i infektimit me virusin në ambientet e brendshme është shumë herë më i madh, paralajmërojnë virologët.

Gastronomia që gjate pranverës u kërkonte klientëve të lënin emrin dhe kontaktet, që në rast infektimi të informoheshin menjëherë të gjithë.

Por me emra fiktivë figurash filmi nuk mund të bëhet gjurmimi i kontakteve, thotë politikani komunal i Hamburgut, Falk Großmann. Një provë jopërgjithësuese me 1500 fletë-kontakti tregoi se vetëm një e treta e personave i kishin dhënë të sakta të dhënat në formularë.

Ndjekja e kontakteve kërkon më shumë personel.

Ndryshe nga Franca fqinje që është një vend i centralizuar, në Gjermani komunat e niveli lokal kanë qenë që nga fillimi i pandemisë të përfshira me shumë përgjegjësi në luftimin e pandemisë. Landet gjermane dhe federata ofrojnë vetëm kornizën e veprimit, por në Drejtoritë e Shëndetit në lande e në qytete vendoset se çfarë duhet bërë.

Problemi këtu: Drejtoritë e Shëndetit punojnë prej muajsh në kufijtë e së mundshmes, shprehet kryetarja e Shoqatës Federale të Mjekëve në Shërbimin Shëndetësor Publik, Ute Teichert. “Kjo më shqetëson.” Teichert as në vjeshtë nuk pret lehtësim të situatës. Negociatat se cila zyrë mund të hapë sa vende të reja pune, sapo kanë filluar, thotë ajo.