protesta

Paralajmërohet protestë me 18 maj, kjo është arsyeja

Asnjë rezultat, asnjëherë, nuk kemi arritur pa protestë e grevë me menaxhmentin e KEDS-it, thonë sindikalistët e Distribucionit.

Prandaj, sipas tyre edhe këtë herë, të veprojmë njëjtë për të përfituar Bonusin për 2019 dhe Shpërblimet për punën gjatë Pandemisë sikurse kolegët tonë në KEK-u dhe mund të vazhdojmë edhe kërkesa tjera.

“Është koha ideale për të protestuar, fillimishtë një protestë një orëshe në secilin Distrikt dhe Nëndistrikt me datën 18 maj kur edhe zbuten masat për pandemin, gjithnjë duke zbatuar masat e në veçanti duke respektuar distancen”, thonë sindikalitët e Disribucionit.

Ata mendojnë se kështu nuk rrezikojnë asgjë, sepse do të protestojnë aty ku punojnë pandërprerë edhe gjatë tërë kohës së pandemisë.