Arsyeja e bllokimit

Paralajmërohet bllokimi i objektit të Pallatit të Rinisë

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka menaxhuar më herët me këtë ndërmarrje dhe aktualisht e menaxhon Komuna e Prishtinës.

Sindikata e punëtorëve të Pallatit të Rinisë, ka protestuar para Sallës së Kuqe në Prishtinë, ku pritej të bëhej dorëzimi i ofertave në AKP.

Xhemail Mjekiqi, anëtar i kryesisë së sindikatës së Pallatit të Rinisë, tha se pas mbledhjes së kryesisë, që do të mbahet sot, do të vendoset për veprimet e mëtutjeshme.

“Ne sot kemi dalë në protestë para Sallës të Kuqe për shkak të pagave tona që s’kemi marrë, që nga korriku. Ne kemi qenë edhe në grevë, dje e kemi ndërpre grevën për shkak të lojërave ndërkombëtare, që shteti ynë mos me dalë në një mënyrë të keqe. Sot kemi vendos të jemi në protestë këtu deri të realizohen kërkesat tona për paga. Do të mbajmë një mbledhje sot të kryesisë së Sindikatës dhe aty do të vendosim se çka do të marrim më tutje. Ne kemi qenë në AKP, në komunë, dhe ata ia gjuajnë topin njëri-tjetrit, dhe hala nuk kemi gjetë një gjuhë të përbashkët me ta që pagat tona me u realizu. Prej sot do të vendosim se çka do të ndërmarrim, a do t’hymë prapë në grevë, a do ta bllokojmë krejt objektin”, shprehet Mjekiqi.

Një prej pjesëmarrësve në protestë, Enver Muqiqi, tha se i besojnë përfaqësuesit të tyre.

Ai kërkoi që për sot të ndërpritet protesta e në rast se premtimet nuk realizohen atëherë Muqiqi ka premtuar se nuk do tërhiqet mbrapa deri në realizimin e kërkesave të tyre. Nëse nuk realizohet ky premtim, ai tha se do të japë dorëheqje.

Nënkryetari i bordit, Bajram Zejnullahu, thotë se nuk do të tërhiqen deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Ju sugjeroj, ju betohem në gjakun e vëllait nuk tërhiqna”, është shprehur Zejnullahu para medieve, shkruan EO.

Mosmarrja e pagave ka shtyrë 104 punëtorët e Pallatit të Rinisë që të vazhdojnë të kërkojnë pagat përmes protestave.

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka menaxhuar më herët me këtë ndërmarrje dhe aktualisht e menaxhon Komuna e Prishtinës. Këta punëtorë, pagën e fundit e kanë marrë në muajin korrik.