Paraburgim për veprën penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.Z, për shkak të dyshimit të bazuar se për veprën penale vrasje në tentativë dhe posedim i paautorizuar i substancace narkotike.

Me datë 20.08.2019, rreth orës 11:55, në Pejë, me dashje eventuale ka tentuar ta privoj nga jeta zyrtarin e Policisë së Kosovës, në atë mënyrë që pa asnjë paralajmërim i afrohet të dëmtuarit dhe me thikë tenton ta godas në pjesën e përparme të gjoksit, me ç’rast i dëmtuari arrin që t’i shmanget mirëpo merr lëndime në anën e djathtë të abdomenit. Të njëjtën ditë, pas bastisjes së banesës së të pandehurit, të njëjtit i gjendet në posedim substanca e dyshuar e llojit “Marihuanë”, në peshë prej 2.8 gram.

Me këto veprime i pandehurit dyshohet se ka kryer veprat penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë dhe posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Të pandehurit A.Z i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

loading…