‘Para si zalli’, të pasurit që porosisin pica me aeroplan nga Londra

Disa nigerianë të pasur janë duke porositur nga Londra dhe duke ua sjellë në shtëpi me agjencionin e fluturimeve ‘British Airways’, ka pohuar një ministër i qeverisë.

“A e dini, zotëri, se ka nigerian që përdorin celularët e tyre për të importuar pica nga Londra?”, i tha një komiteti të senatit nigerian Audu Ogbeh, minstër i bujqësisë së vendit, transmeton lajmi.net.

“Është një situatë shumë e bezdisshme,” shtoi ai, “dhe ne duhet të ndërmarrim hapa sa më shpejt në ndalimin e disa prej këtyre praktikave të ngjashme”, vazhdoi tutje ai.

Ogbeh nuk emëroi ndonjë nigerian që ka bërë porosi të tilla, dhe nuk është e qartë nëse ata fluturojnë në Londër për pica ose porositin dikë për t’ua sjellë në Nigeri.

Komentet e Ogbeh erdhën pasi Nigeria po përpiqet të zvogëlojë mbështetjen e saj në importe, të cilat ministri thanë se po i kushtonin fermerëve vendas.