Papa Françesku u uron Pashkën besimtarëve

Papa Françesku dha mesazhin e tij të Pashkëve “Urbi et Orbi” dhe theksoi kremtimin e ngjarjes që jep shpresë dhe nuk zhgënjen: “Jezusi që u kryqëzua u ringjall”, në një meshë të transmetuar drejtpërdrejt në të gjithë botën.

Liturgjia, u zhvillua brenda Bazilikës së Shën Pjetrit, ashtu si vitin e kaluar, në përputhje me kufizimet antiCOVID-19 dhe me një pjesëmarrje të kufizuar të besimtarëve, ndërsa nisi me ritin dhe spërkatjen e “Resurrexit”, raporton ATSh.

“Realiteti i Ringjalljes ofron shpresë dhe ngushëllim konkret, të prekshëm, por nuk tregon një mirazh, nuk zbulon një formulë magjike, nuk tregon një rrugë shpëtimi përballë situatës së vështirë që po kalojmë”, tha Papa Françesku në mesazhin “Urbi et Orbi”.

Midis tyre pandemia ende në aktivitet të plotë; kriza sociale dhe ekonomike shumë serioze, veçanërisht për më të varfërit dhe përkundër kësaj, që është edhe më skandaloze, konfliktet e armatosura nuk pushojnë dhe arsenalet ushtarake forcohen.

“Krishti i Ringjallur është shpresë për ata që vuajnë ende nga pandemia, për të sëmurët dhe për ata që kanë humbur një të dashur. Zoti u jep atyre ngushëllim dhe mbështet përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve”.