Lëvizja palestineze Hamas ka publikuar një video të re të luftimeve nga qyteti i Rafas në të cilin ata përleshen me ushtrinë izraelite.

Në njërën prej videove shihen dy luftëtarë të Hamasit që i afrohen një tanku izraelit dhe i vendosin një mjet shpërthyes, transmeton Ballkani.info.

Jo shumë kohë pasi mjeti u vendos, ndodhi një shpërthim i madh i cili me sa duket shkatërroi rezervuarin e tankut.

New Hamas footage from Rafah, Gaza targeting Israeli soldiers and vehicles. pic.twitter.com/4mMXQJ7NsZ

— Clash Report (@clashreport) July 2, 2024

Ushtria izraelite njoftoi se dy ushtarë të saj u vranë sot në zonën qendrore të Gazës.

Me vdekjen e tyre, numri i ushtarëve izraelitë të vrarë në ofensivën tokësore kundër Hamasit në Gaza dhe operacionet ushtarake përgjatë kufirit me Rripin arriti në 322. /Ballkani.info/