Pamje të Elvana Gjatës në Kosovë, sonte del në skenë (FOTO)

Pas 4 muajsh shkëputje nga skena dhe rrjetet sociale, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata, ka zgjedhur që të rikthehet tek publiku pikërisht ditën e sotme në festën e Pavarësisë së Kosovës.

Siç dihet, në mbrëmje Elvana do të performojë në një event të organizuar nga bashkëshortja e kryeministrit, Ramush Haradinaj, Anita. Ky koncert do të jetë me ftesa dhe Elvana pritet të këndojë disa nga hitet e saj.

Pak para se të nisin festimet, Elvana ka preferuar që të kalojë pak kohë mes miqsh dhe në disa foto të publikuara nga stilisti Valdrin Sahiti, shihet këngëtarja në praninë e Anita Haradinajt.