Një aksident mes dy kamionëve la të vdekur dy të rinj në Itali.

Tashmë nga ky aksident është mësuar identiteti i njërit prej viktimave, Driton Sadikaj nga Deçani.

Nga raportimet e para, dyshohet se viktima tjetër është nga Malisheva.

Mediat italiane kanë raportuar se aksidenti ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, rreth orës 06:45 minuta.

Më poshtë gjeni pamje nga aksidenti tragjik, ku mbeti i lënduar rëndë edhe një person tjetër: