Pamje nga vendi ku “Ciprra” dyshohet se po e mbante me dhunë një 17 vjeçare

Njësia Speciale ka arrestuar një nga personat më të kërkuar në vend Besim Hajdarin, të njohur me nofkën Ciprra . Ai u gjet në një restaurant në rrugën “Prishtinë – Podujevë”.

Aksioni ka ndodhur në njëri nga motelet në magjistralen Prishtinë-Podujevë, teksa dhjetëra policë kanë marrë pjesë në aksionin për kapjen e tij.

Ndaj Besim Hajdari – Ciprra, rëndojnë dhjetëra aktakuza.

Muaj më parë, ai pati plagosur dy persona në qendër të Podujevës.

Vetëm pak javë pas kësaj ngjarje, po i njëjti kishte plagosur edhe një person tjetër, po ashtu në qytet të Podujevës.

Ai dyshohet edhe për vepra të tjera penale, si tentimvrasje, therrje me thikë dhe shkaktim të lëndimit trupor.