Pamje nga dasma e këngëtares Albina Kelmendi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi sot (e shtunë) i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo është martuar me partnerin e saj, Valon Vatajn, në një ceremoni luksoze të organizuar në një nga restorantet e njohura.

Të pranishëm në dasmën e artistes nga Peja kanë qenë edhe figura të famshme shqiptare.

Në mesin e tyre janë parë familja Muqiçi, Nysreti, Merita si dhe djali i tyre, Albatriti.

E për të performuar, çifti duket se kanë zgjedhur këngëtarin Ymer Bajrami.

Albina është shfaqur me një tjetër fustan të bardhë, gjersa tërhoqi vëmendje me elegancën dhe sharmin.

Ceremonia duket të jetë realizuar në mënyrë të veçantë, me dekor e një sallë të mahnitshme.

Vataj, duhet vënë në pah që ka qenë i martuar më parë dhe nga ajo marrëdhënie ka dy fëmijë.

Në dasmë ka kënduar edhe vetë Albina Kelmendi dhe është Gold AG ai që ka publikuar këto pamje, duke i uruar çiftit martesën.