Pamje mahnitëse që tregojnë se si duhet prerë degët e pemëve, për t’ua liruar vendin telave të shtyllave elektrike

na natyrë nganjëherë mund të shkaktojë “probleme” sikurse janë degët e gjata të pemëve dhe pishave, që me raste bëjnë që telat e shtyllave elektrike të këputen e të shkaktojnë probleme edhe më serioze – të bien në tokë ku këmbësorët rrezikohen me jetë.

E për ta parandaluar më të keqen, autoritet lokale angazhojnë kompani të specializuara që i këpusin ato për t’i lënë hapësirë të nevojshme telave të varur nëpër shtylla elektrike.

Por për prerjen e tyre ata madje përdorin një motosharrë të veçantë, të cilën e vendosin në një kabllo të çeliktë dhe që tërhiqet nga helikopteri. Megjithatë për të kryer punimet, duhet pilotuar dikush që ka shumë përvojë.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq një helikopter që kishte motosharrën gjigante të vendosur në kabllo me të cilën vazhdimisht i krasiste degët e pemëve dhe pishave, por ajo çfarë u ka bërë më së shumti përshtypje të gjithë atyre që e kanë parë videon ishte aftësia e jashtëzakonshme e pilotit që me precizitet të paparë lëvizte me sharrë.

loading…