Pamje kur 10 burra të armatosur i hyjnë Loredanës në shtëpi

Këngëtarja, Loredana Zefi, ka publikuar një video në rrjetin social “Instagram”, ku shihen disa burra të armatosur duke hyrë në shtëpinë e saj.

Ajo ka treguar se ata i kanë vjedhur para, hard drive të kameramanit të saj, por gjëja më e trishtueshme për të është që i kanë vjedhur një send shumë personal.

Loredana ka treguar se në momentin që hajdutët kanë hyrë brenda, të gjithë kanë qenë në shtëpi dhe fatmirësisht familjarët dhe ekipi i saj janë mirë, përtej “shokut” që kanë kaluar pasi kanë mësuar për vjedhjen.

Madje, reperja ka publikuar në rrjetin social “Instagram” videon e kamerave të sigurisë, ku shihen teksa hajdutët hyjnë brenda në oborrin e shtëpisë dhe lëvizin lirshëm brenda saj.

 “10 burra hyn në shtëpinë tonë me armë. Nuk mund ta besoj, unë vetë isha në gjumë. Nëse keni ndonjë informacion ju lutem na tregoni, nuk bëhet fjalë për paratë, por për një send shumë personal të timin që ma vodhën. Falë Zotit, familjes dhe skuadrës time nuk i ndodhi asgjë. Fatkeqësisht, hajdutët vodhën gjithë hard drive e kamermanit tonë. Dje e kuptova se çdo ditë duhet të jesh falenderues për gjërat që ke. Ne ishim në shtëpi…”, shkruan Loredana përkrah videove.

Ajo ju ka bërë thirrje ndjekësve të saj se nëse kanë informacion në lidhje me këtë ngjarje ta ndihmojnë, që të gjejë sendin personal që i kanë vjedhur.