Pamela Anderson ribashkohet me të dashurin

Pamela Anderson është ribashkuar me futbollistin, Adil Rami.

Disa muaj pasi i kishin dhënë fund lidhjes, Pamela Anderson është ribashkuar me yllin e futbollit, Adil Rami, shkruan TMZ.

Burime të afërta me Pamelën tregojnë për “TMZ” se ylli i “Baywatch” dhe kampioni i Kupës së Botës janë bashkuar tash e disa javë, por futbollisti po i mban miqtë e saj larg.

Thuhet se në korrik të vitit të kaluar, futbollisti i Marseille, i propozoi martesë Pamelës, por ajo nuk kishte pranuar dhe i kishin dhënë fund lidhjes.