Pallaska për Qeverinë: Paradite shesin nacionalizëm, pasdite paguajnë rrymën e serbëve

Avokati Dastid Pallaska ka komentuar refuzimin e takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pallaska tha se se Kurti paradite shet nacionalizëm me protokollin dhe datën e takimit me Presidentin e Serbisë, kurse pasdite, sipas tij, deputetët e tij propozojnë subvenciononim e krimit energjetik të Serbisë në veri të Kosovës.

Ky është shkrimi i plotë:

Si tymi që sinjalizon zjarrin, edhe retorika nacionaliste është tregues i defiçencës patriotike dhe mungesës së kompetencës profesionale.Paradite shet nacionalizëm me protokollin dhe datën e takimit me Presidentin e Serbisë, pasdite deputetët e tij propozojnē subvensionimim e krimit energjetik të Serbisë në veri të Kosovës.

Dhe atë, pasi kryqëzuan pa mëshirë secilën Qeveri të kaluar që e bëri të njëjtin gabim dhe u zotuan se do ta ndryshojnë këtë praktikë të gabuar posa të vijnë në pushtet.

E gjithë kjo në kohë pandemie kur nuk ka plan për shpëtimin e ekonomisë nga falimentimi dhe kur mbesim i vetmi vend në Evropë që nuk ka arritur të blejë as edhe një vaksinë të vetme kundër Covid-19.