Pak sekonda para se të hidhej në erë ura nga rusët në Kiev, këmbësori shihet duke ecur mbi të

Kamera e sigurisë e vendosur pranë urës Arch of Freedom në kryeqytetin ukrainas, ka kapur momentin kur raketa ruse e godet urë dhe e shkatërron.

Ajo çfarë është më rrëqethëse është fakti se mbi këtë urë shihet një këmbësor duke lëvizur, pak sekonda para se të goditet ura nga raketa, transmeton Telegrafi.

Megjithatë nuk dihet nëse ai këmbësor ka shpëtuar apo është lënduar, pasi nga shpërthimi i fuqishëm dhe zjarri e tymi që ngritet në qiell nuk shihet më asgjë.

Ndryshe rusët sot kanë filluar sulmet ajrore mbi qytetet ukrainase, ku një ndër objektivat e tyre ishte edhe kryeqyteti – Kievi që u godit nga dhjetëra raketa.

E si pasojë e këtij sulmi, kanë humbur jetën 10 civilë dhe mbi 60 tjerë janë plagosur.

Sulmet kishin për objektiv kryesisht ndërtesat civile, e jo siç pretendon Moska infrastrukturën ushtarake.