Pak ditë para koncertit, Capital T thumbon Noizy-n: Po hap një kapitull të ri në mendjen e të tjerëve

Noizy pritet të mbajë me 14 Gusht një koncert që titullohet “Alpha Shoë”.Sipas reperit, ky koncert do të jetë koncerti më i madh i organizuar ndonjëherë në Shqipëri. Megjithatë, ndërsa reperi po përgatitet për këtë ditë, Capital T duket sikur ka përcjellë një thumb ndaj tij.

Reperi nga Kosova ka publikuar një video nga koncerti i tij, i realizuar tre vite më parë në Tiranë, ku mblodhi mbi 10 mijë njerëz. Autori i shumë hiteve shprehet se skena e koncertit të tij ka qenë një ndër më të mëdhatë që është ndërtuar në Ballkan.

Kaq mjaftoi që njerëzit ta merrnin si një thumb ndaj Noizy-t. Një fans ka shkruar se Capo e ka bërë këtë postim pak ditë para koncertit të reperit, për t’i treguar se një gjë të tillë, që ai paralajmëron, e ka bërë vetë para tre vitesh.