Pagat e gardianëve nuk do të rriten

Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar amandamentin 65 të Ligjit për Pagat, për rritjen e pagave të oficerëve në Shërbimin Korrektues. Madje, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se vitin e ardhshëm do të reduktohet numri i punëtorëve në këtë institucion.

Ky amandament është propozuar nga deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu.

Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se pagat në kuadër të Shërbimit Korrektues kanë qenë në përputhje me buxhetin.

Ai tutje tha se është rritur numri i punëtorëve në këtë Institucion dhe në vitin e ardhshëm do të reduktohet.

“Pagat në Shërbimin Korrektues kanë qenë në kuadër të buxhetit të paraparë. Ne e kemi rritë numrin e shërbyesve korrektues për 120 dhe do të reduktohen gjatë vitit të ardhshëm. Normalisht që duhet të jemi në koordinim të plotë me ministrinë e Financave”, ka thënë Tahiri.