Pacolli ‘vajton’ mosardhjen e bashkatëdhetarëve në Kosovë

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, përmes një postimi të bërë në facebook ka thënë se këtë vit është një ndryshim i madh në Aeroportin e Prishtinës transmeton ballkani.info

Ai vë në theks rolin e diasporës, në aspektin financiar, por edhe prezencën e bashkëatdhetarëve, që sipas tij luan rol të madh. /Ballkani.info/

Ky është postimi i plotë:

Kur zbres në aeroportin e Prishtinës, është një ndryshim i madh nga viti i kaluar. Shumë avionë mungojnë dhe aeroporti është pothuajse bosh. Fakti që Diaspora jonë është e rëndësishme financiarisht nuk diskutohet, por prezenca e bashkëatdhëtarëve tonë luan një rol më të madh se kaq. Unë them se Kosova pa Diasporë është si një orë pa bateri.