Pacolli: Sonte Malësia ka fituar

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka uruar shqiptarët në Mal të Zi, pas mbajtjes së zgjedhjeve në Tuz.

Pacolli, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare, në rrjetin social Facebook, ka shkruar se “shqiptarët, të bashkuar si kurrë më parë, kanë votuar koalicionin ‘Malësia në bashkon'”.

“Sonte Malësia ka fituar!”, ka vlerësuar Pacolli.

“Urime të gjithë malësorëve, dhe shqiptarëve kudo!”, ka shkruar ai.

Për këto zgjedhje kanë qenë të hapura 30 qendra votimi, dhe të drejtë vote kanë pasur 11,800 qytetarë.

Për herë të parë pas 62 vjetësh, Tuzi do të ketë një udhëheqje komunale të pavarur nga Podgorica.