Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, është nisur gjatë ditës nga Zvicra për në Kosovë.

Pacolli udhëtoi me aeroplan privat nga Lugano në Tiranë, ku edhe kishte mbërritur në kryeqytetin shqiptar rreth orës 18:00.

Klan Kosova mëson se ai akoma nuk e ka kaluar pikën kufitare në Vërmicë.

Po ashtu televizioni mëson se ai do ta kalojë natën në apartamentin e tij në Tiranë.

Gjatë ditës Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për t’u futur në karantinë.