Pacolli jua tregon rrugën e suksesit

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka treguar një detaj nga jeta e tij, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Në rrjetin social, në internet, Pacolli i ka njoftuar ndjekësit e tij se cila ishte rruga e tij drejt suksesit.

Kreu i Aleancës Kosova e Re ka publikuar një fotografi, teksa ka treguar rrugën që ndiqte për të shkuar në shkollë.

“Në këtë rrugë ecja për disa orë për të shkuar në shkollë, por kjo ishte edhe rruga ime e parë e suksesit”, ka shkruar Pacolli.

“Asnjëherë mos harroni të kaluarën”, ka porositur ai