Pacolli e VV’së: O veç me shishe të qelqit mos gjuni….

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, i thotë opozitës të mos gjuajnë me shishe të qelqit, kjo pasi opozita sot i ka përdorë shishet për të bërë zhurmë në mënyrë që të t’ia vështirësojë pozitës mbajtjen e seancës.

Ajo ka ironizuar, duke thënë se pastaj duhet t’i rikthejnë në Kuvend shishet e plastikës.

Reagimi i saj i plotë në Facebook:

Seanca e sotme e Kuvendit nuk ka kaluar pa zhurmë, deputetë të opozitës kanë goditur tryezat dhe kanë fishkëlluar, ndërsa deputetët e LVV-së po flasnin në foltore.