Pacolli e quan ëndërr Ushtrinë e Kosovës, thotë është dhuratë nga SHBA-ja

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se Ushtria e Kosovës nuk ishte meritë personale, por dhuratë nga ShBA-ja për popullin e Kosovës, shkruan Ballkani.info.

Në ditën kur Ushtria e Kosovës shënon 2 vjet që nga formimi, Pacolli shkruan se kjo ishte ëndërr për të gjithë, veçanërisht për ata që dhanë jetën për Kosovë.

“Dy vjet më parë Kuvendi i Kosovës miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës. Një ëndërr për të gjithë ne, veçanërisht për ata që dhanë jetën për Kosovë. Ushtria e Kosovës nuk ishte një meritë personale, ajo ishte një dhuratë nga Shtetet e Bashkuara për popullin e Kosovës. Sot, vajzat dhe djemtë e rinj janë pjesë e Ushtrisë, të gatshëm për t’i shërbyer vendit të tyre, kurdoherë! Urime!”, ka shkruar Pacolli në Facebook./Ballkan.info/