Pacolli del me slogan të vetin

Behgjet Pacolli i Aleancës Kosova e Re (AKR), ka dal sot me një slogan të ri për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Shtet-ndërtuesit” është mesazhi i sloganit të cilin e ka publikuar Pacolli në “Facebook”.

Ai tha se shteti është bërë por që tashmë duhet ndërtuar.

“Shtetin e kemi bërë. Tash na duhet ta ndërtojmë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që në zgjedhjet e 14 shkurtit, AKR’ja do të garojë në zgjedhje në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.