Pa prisni pak! Mos ndoshta Luana Vjollca sapo i doli krah Bora Zemanit? Ja postimi i moderatores

Një nga ngjarjet më të përfolura këtë javë padiskutim ka qenë marrëdhënia e tre personazheve Beatrix Ramosaj, Donald Veshaj dhe Bora Zemani. Të gjithë jemi sy e vesh te lëvizjet e kësaj të fundit, pasi ish-i dashuri i saj Donaldi puthi Beatrix në buzë duke konfirmuar lidhjen brenda.

Pas takimit me aktorin në shtëpinë e famshme dhe dërgimit të vareses nga ana e tij për 3 vjetorin e lidhjes publiku ishte i bindur se dyshja tashmë po rikthehen bashkë pas disa muajsh ndarje. Por nuk ndodhi kështu Donaldi nisi lidhjen me Trixën duke irrituar publikun që po i jep mbështetje të pafund Borës, madje e shumë personazhe publikë.

Një reagim i tillë duket se vjen nga showgirl-i shqiptar Luana Vjollca, mikeshë e Bora Zemanit dhe me postimin e fundit, duket se Luana është në mbështetje të Zemanit.

“Me Borën…”,-shkruan Luana Vjollca, teksa shihet në Zvicër ku vendin e ka mbuluar bora.

Komentet e publikut janë të shumta, duke e lidhur këtë si përkrahje ndaj moderatores të programit të dashurisë. Po ju si e kuptuat?! A e ka Luana me Bora Zemanin apo jo, me borën si fenomen?/afterparty.al/