Turko-gjermani

Ozil refuzoi Interin vitin e shkuar

Sipas raportimeve në Gjermani, mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, kishte refuzuar një transferim tek Interi vitin e shkuar.

30-vjeçari ishte në bisedime për kontratën e re me Arsenalin, të cilën e nënshkroi në janar, duke u bërë lojtari me pagën më të lartë te “Topçinjtë”.

Sipas “SportBild”, ish-reprezentuesi gjerman kishte refuzuar ofertën nga Interi më 2017, para nisjes së këtyre bisedimeve me Arsenalin.

Ozil nuk po kalon formë të mirë këtë sezon duke ngecur që të gjejë vend në javët e fundit në ekipin e parë të Unai Emeryt.