Osmani: UÇK-ja ishte ushtri e popullit dhe mbrojti pragun e shtëpisë

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani mbështeti themelimin e Gjykatës Speciale nga deputetët e Kosovës në vitin 2015.

“Duhet ta kuptojmë se ky është akt i Kuvendit të Kosovës”, deklaroi ajo në RTK.

Sa i përket dëmit që mund t’ia bëjë imazhit të Kosovës gjykimi i ish krerëve të UÇK-së, Osmani ka thënë se askush nuk mund ta gjykojë luftën e UÇK-së e cila ka qenë mbi të gjitha një ideal i popullit, shkruan Ballkani.

“UÇK-ja ka qenë ushtri e popullit të Kosovës. S’mund të ketë askush sukses që ta gjykojë një luftë të popullit për liri, luftë për ta mbrojtur pragun e shtëpisë siç thoshte Rugova”, ka thënë Osmani./Ballkani.info/