Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane, me kryeministri e ri të Holandës, Dick Schoof.
Osmani, ka thënë se me të ka pasur diskutim përmbajtësor për forcimin e partneritetit mes Kosovës e Holandës.
Diskutim përmbajtësor me Kryeministrin e ri të Holandës, Dick Schoof, për forcimin e partneritetit midis Kosovës dhe Holandës, si dhe për rëndësinë e avancimit të rrugës së Kosovës drejt institucioneve euroatlantike dhe anëtarësimit në organizata tjera ndërkombëtare.







