Osmani: Shpresoj që Gjermania t’i bind ato pak shtete për t’ia dhënë vizat Kosovës

Shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Mass sot u takua me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një konferencë për media, presidentja Osmani ka thënë se që shpresoj se shteti i Gjermanisë do ta ndihmoj Kosovën të ketë liberalizim të vizave.

“Për fat të keq ndikimi rus në rajonin tonë vzhdon të jetë i mundur nëpërmjet Serbisë dhe është bërë në katër fronte kryesore; i natyrës ekonomike, politike, ushtarake dhe nëpërmjet vaksinave.

Kosova i ka qëndruar besnike SHBA-së duke mos pranuar vaksina nga Rusia.

Ne e rikonfrimojnë orientimin tonë strategjike propërendimor. Sa më shumë që BE e përkrah Ballkanin në procesin e integrimin evropian aq më shumë do ta largoj ndikimin rus. Prandaj është e përndeësishme që ta kemi një rol të Gjermanisë që të ecim përpara.

Në shpresojmë shumë që Gjermania do t’i bind ato pak shtete që kanë mëdyshje për liberalizimin e vizave.

Hyrja jonë në BE është hyrje në vendin ku na takon edhe historikisht”, tha ajo.