Krishtlindja

Osmani së bashku me bashkëshortin në Prizren për Krishtlindje

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, njoftoi se edhe sivjet festën e Krishtlindjes, së bashku me bashkëshortin e saj Prindon Sadriun e kanë kaluar në mesin e familjeve të shtetit që ajo e udhëheq.

“Sikurse çdo vit, kremtën e Krishtlindjes e kaluam në mesin e familjeve të Kosovës, për të ndarë gëzimin e festave. Kësaj rradhe, bashkë me Prindonin, qëndruam në familjen Laçi në Prizren. Aty ku mikëpritja, tradita e filigranit dhe bashkimi i familjes me pjesën nga mërgata i japin sharm atmosferës festive”, shkroi ajo në Facebook.

Në postimin e saj në këtë rrjet social ajo ka ndarë edhe fotografitë e shkrepura nga këto momente.