Osmani nga Kulla e Isa Boletinit: Kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga Anton Quni, kryetar i Degës së LDK-së në Prizren, dje i ka vizituar fshatrat e veriut të Kosovës.

Në Kullën e Isa Boletinit, ajo tha se kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm dhe se duhet mbrojtur sovraniteti, nderi dhe sakrifica e paraardhësve tanë, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Osmani theksoi se vetëm LDK-ja është dalëzotëse e vendit dhe garantuese e paprekshmërisë së kufijve të tij.

“Data 6 tetor do të rikonfirmojë se është vetëm një parti që i doli zot Kosovës në vitet ‘90 e do t’i dalë zot edhe sot: Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha Osmani.

Sipas Osmanit, për guxim e për shtet nuk mund të flasin as ata që ikën nga përgjegjësia e mbrojtjes së vendit e as ata që ishin të gatshëm të rrezikojnë sovranitetin shtetëror për interesa personale.

“As ata që ikën nga përgjegjësia e mbrojtjes së vendit e as ata që ishin të gatshëm të rrezikonin sovranitetin shtetëror për interesa personale, sot nuk mund të na flasin për guxim e për shtet”, tha Osmani.

loading…