Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur në takim presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, në Stamboll.

Kështu u bë e ditur nga një postim në faqen zyrtare të Presidencës së Republikës së Turqisë, teksa kanë bashkëngjitur edhe një fotografi.

“Presidenti Recep Tayyip Erdoğan u takua në Stamboll me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu”, thuhet në postim.

Në njoftim nuk tregohet se për çfarë është diskutuar në këtë takim, derisa Presidenca e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje poashtu për takimin