Osmani filloi vizitat nëpër komunat e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani sot fillon ciklin e vizitave nëpër komunat e Kosovës, me ç`rast do të qëndrojë në Gjilan, ku do të merr pjesë në disa aktivitete.

“Në orën 13:45, presidentja Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ndërsa, në orën 14:25, do të merr pjesë në përurimin e pjerrinave, në shkollën fillore “Nazmi Hoxha”, projekt i UNICEF-it.

Gjatë vizitës në Gjilan, kreu i vendit tonë do të ketë takime me OJQ dhe do t`i vizitojë disa biznese”, njofton Zyra e Presidencës.