Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Mal të Zi për të marrë pjesë në takimin vjetor të krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo Brione.

Gjatë këtij takimi vjetor, Osmani e ka takuar presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq.

“Takim gjithnjë përmbajtësor me Presidentin kroat Zoran Milanoviq. Mirënjohëse për mbështetjen e tij për një Kosovë të fortë, të sigurtë dhe të përkushtuar drejt së ardhmes euroatlantike”, ka shkruar Osmani. /Ballkani.info/