Osmani e pikëlluar për vdekjen e Cimës: Sot, Kosova u varfërua

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka reaguar për vdekjen e humoristit, Rasim Thaçi-Cima.

Osmani me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Thaçi i fali shumë kujtime kosovarëve.

Ajo shtoi se humori i Cimës ishte dritë në ditët tona më të errëta, e rezistencë ndaj sistemit shtypës.

“Me pikëllim të thellë sot pranuam lajmin e ikjes së aktorit dhe humoristit të madh Rasim Thaçi-Cima. Sot Kosova u varfërua, mbeti pa ikonën e humorit, aktorin dhe njeriun e mirë që na fali shumë kujtime. Humori i tij ishte dritë edhe në ditët tona më të errëta, ishte rezistencë ndaj sistemit shtypës, ishte shpresë për ditë më të mira!”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Vjosa Osmanit në Facebook:

Me pikëllim të thellë sot pranuam lajmin e ikjes së aktorit dhe humoristit të madh Rasim Thaçi-Cima. Sot Kosova u varfërua, mbeti pa ikonën e humorit, aktorin dhe njeriun e mirë që na fali shumë kujtime. Humori i tij ishte dritë edhe në ditët tona më të errëta, ishte rezistencë ndaj sistemit shtypës, ishte shpresë për ditë më të mira!

Ai na bëri të qeshim gjithë jetën e tij. Ne sot jemi të pikëlluar, sepse ikja e Cimës do ta lë një zbrazëtirë të madhe. Por, ne do ta kujtojmë përherë me mall humorin e tij!

Ngushëllime familjes, miqve, kolegëve dhe gjithë popullit të Kosovës!.