Aktorët

Osmani e ironizon keq Mensurin

Në serial janë bashkëshortë.

Por, në jetën reale, Mensur Sfaqiu dhe Osman Azemi gëzojnë një shoqëri të madhe e të ngushtë, shkruan Ballkani.info.

Kjo gjë siç duket është shkaktare që mes tyre të ketë humor e komente pa dorëza.

Mensuri ka hedhur sot një fotografi në Instagram ku shihet i veshur me një stil unik, i mbeshtjellur me një shalli të madh ngjyrë të verdhë.

E me komentin që i la, Osmani e ironizoi aktorin duke i thënë “Mensuri me qebe”.

Padyshim që ky koment interesant ka qenë në suaza të shakave./Ballkani.info/