Osmani dhe Kurti takojnë sot përfaqësuesit e goranëve

Në vazhdën e takimeve me partitë politike, sot kandidati për kryeministër, Albin Kurti dhe u.d e presidentes, Vjosa Osmani, takohen me liderin e partisë së goranëve të Kosovës (JGP), Adem Hoxha.

Takimi mbahet në ora 09:00.

Ndryshe, deri tani Kurti dhe Osmani kanë takuar përfaqësuesit e PDK, AAK dhe të komuniteteve.

Të premten pritet të zhvillohet takimi i Kurtit dhe Osmanit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.