Oriola Marashi ndodhet në Mykonos dhe kapet mat pranë këtij mashkulli vip shqiptar! Nuk është Eros Grezda!

Oriola Marashi është një nga modelet më të seksi shqiptare dhe në çdo dalje të sajën rrëmben vëmendjen e të gjithëve!

Prej ditësh Marashi po pushon në ishullin Mykonos në Greqi, nga ku ka pozuar edhe topless përpara aparatit fotografik e postuar në rrjete sociale.

Por le t’i harrojmë për pak fotot “hot”, pasi afterparty.al iu zbulon se Oriola është parë në të njëjtën tavolinë me një nga meshkujt më të njohur shqiptarë.

Bëhet fjalë për Fatmir Hysenbelliun i cili me anë të një story në Instagram, “doli zbuluar” se ndodhej bashkë me modelen, e cila na ja treguar se në pushime është me motrën e saj dhe koleget e saj modele.

Dyshja nuk e zbuloi këtë gjë nëpërmjet rrjeteve sociale apo qoftë edhe me një “tag” dhe madje nuk ndiqen në Instagram. Të këtë qenë rastësi dhe miq të përbashkët i bënë bashkë?! Nuk e dimë këtë gjë, por do e mësojmë shpejt!

Kujtojmë se Oriola ka qenë në një lidhje me futbollistin e njohur Grezda, të cilët pas krisjes së marrëdhënies mendohet se kanë vendosur ti rikthehen përsëri romancës së tyre, por edhe ky informacion nuk dihet saktë pasi ata nuk kanë reaguar.