Kryetarët e katër komunave në veri me shumicë serbe sot kanë dhënë dorëheqje për shkak, siç kanë thënë ata, shkeljes së të drejtave të njeriut dhe atyre ekonomike pas vendosjes së taksës 100 për mallrat nga Serbia.

Me këtë vendim praktikisht serbët e veriut e kanë ndërprerë komunikimin me Prishtinës dhe organet administrative të Kosovës kanë pushuar se funksionuari në këtë pjesë të Kosovës, shkruan Ballkani.info.

“Organet e administratës së Prishtinës në veri të Kosovës nga sot nuk ekzistojnë. Funksionimi i metutjeshëm i vetëqeverisjes lokale sipas sistemit shqiptar të Prishtinës në veri të Kosovës kanë pushuar. Organet qeverisese dhe shërbimet komunale nuk do të funksionojnë dhe kuvendet komunale nuk do të mblidhen”, thuhet në deklaratën e përbashkët të cilën e lexoi Dejan Ugreshiq, kryetar i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut.

Pas kësaj, serbët janë mbledhur në veri në një protestë, e cila ka kaluar pa incidente. /Ballkani.info/