ORCA kërkon Vetting në arsim

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim sot po mban tryezë me temën “Çka po ndodhë me arsimin kosovar, a është Vettingu zgjidhja?.

Në këtë tryezë është diskutuar për situatën shqetësuese në arsimin e lartë dhe është kërkuar që të bëhet Vettingu edhe në këtë fushë.

Drejtuesi i ORCA-s Rron Gjinovci kërkoi që me çdo kusht të bëhet Vettingu në mënyrë që të dilet nga situata e rëndë që është arsimi. Ai gjithashtu shprehi shqetësimin që institucionet arsimore janë bërë edhe biznes.

“Institucionet arsimore janë të regjistruara si biznese, dhe se stafi menaxherial në UP angazhohen me mbi norma. Institucionet e arsimit janë te regjistruara si biznese, por një njëri i logjikshëm e di që një biznes është i evidentuar nga profiti dhe jo nga cilësia. Pjesëtarët e stafit menaxherial në UP angazhohem jo vetëm në mbinorma, ata angazhohem ne komisione e punë te ndryshme. Më i paguari është dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Ahmet Shala”.

“35 veta që kanë kandidua për deputetë janë profesorë. Në legjislaturën e kaluar ka pasur më shumë. Shumica e deputetëve kishin mi mbrojte institucionet ku punojnë, sepse s’kanë nevojë për punën”.

Profesori Arben Hajrullahu tha se është pro dhe është i pari që do të pranojë të hyjë në këtë proces.

“Jam i gatshëm të hy në vetting. Procesi i verifikimit apo Vettingu le të fillojë nga unë dhe të vazhdojë deri më përfundimin e procesit, zgjidhja është tek kjo fiks”