Ora smartwatch i shpëton jetën, postimi bëhet viral

Një orë smartwatch mund të të shpëtojë jetën! Këtë gjë e di mirë Bob Burdett, një qytetar amerikan, i cili është gjallë në sajë të Apple Watch seria 4.

Të dielën e javës së kaluar, ai ishte duke ecur me biçikletë në Riverside State Park të Spokane, në shtetin e Washington, kur u rrëzua, përplasi kokën dhe humbi ndjenjat.

Në atë moment ora, lajmëroi fëmijët e tij dhe sinjalizoi ndihmën e shpejtë, duke iu dërguar një hartë të vendit të aksidentit.

Djali i Bob, Gabe e tregoi gjithçka nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Të dielën e kaluar, mora një mesazh nga Apple Watch e tim ati, duke më dërguar një hartë të vendit ku ndodhej. Nxitova për aty dhe rrugës mora një përditësim tjetër me një hartë të re mbi pozicionin. Ora kishte telefonuar ndihmën e shpejtë 911”, thotë i riu.

Ekipi i ndihmës së shpejtë mbërriti në vendin e sinjalizuar për afro 25 minuta duke e çuar Bob në spital, ku u diagnostikua me traumë në kokë, shkruan noa.al.

Djali i Bob thotë se, “Nëse keni një Apple Watch aktivizoni opsionin e rënies. Nuk ka rëndësi nëse bini nga çatia, nga shkalla apo diçka tjetër, kjo orë ju vjen në ndihmë dhe sinjalizon ndihmën e parë”.

loading…